Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, festimet u ndjenë dhe në selinë e NATO-s në Bruksel.
Në ceremoninë e organizuar për këtë 100-vjetor një përshëndetje të veçantë u dha dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Duke iu drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni, Rasmussen theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i tregoi botës se ideja e lirisë është e pathyeshme.
Ndërsa Imami u shpreh se historia e Shqipërisë është një histori e luftës dhe përpjekjeve të mëdha për të mbijetuar dhe ruajtur identitetin kombëtar, raporton "abcnews".