Pas bisedimeve 12 orëshe, që u zhvilluan gjatë natës, ministrat e Financave të Eurozonës nuk arritën një marrëveshjeje për dhënien e këstit të rradhës së ndihmës financiare për Greqinë.
Kjo u bë e ditur të mërkurën nga kryetari i Eurogrupit, Jean-Claude Junker.
Sipas tij, edhe pse nuk u gjet gjuha e përbashkët, Eurogrupi përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe FMN-së për kërkesat ndaj qeverisë greke, mes të cilave ristrukturimi financiar e ekonomik, privatizimet dhe masat për stabilizimin e tregjeve.
Junker u shpreh gjithashtu se Eurogrupi do të mblidhet sërish javën e ardhshme për të zhvilluar një raund të ri bisedimesh.
Mediat kanë njoftuar se Eurogrupi dhe FMN-ja kanë mosmarrëveshje mbi planet për uljen e nivelit të borxhit të Greqisë. (Çan Jean/ Ardi Pulaj)