PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja dhe Eurozona fillojnë bisedimet për Greqinë
2012-11-21 09:38:56 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e Financave të Eurozonës janë shpresëplotë se do të miratojnë këstin e radhës të kredisë për Greqinë.

Ministrat dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po zhvillojnë takime në Bruksel për të vendosur nëse duhet t'i japin Greqisë 33 miliardë euro nga fondi i shpëtimit.

Olli Rehn është komisionieri i BE-së për Çështjet ekonomike dhe Monetare.

Ai tha :"Ne kemi punuar me një frymë të mirë dhe konstruktive me FMN-në për të përcaktuar reduktimin e nivelit të borxhit të Greqisë dhe të rivendosim qëndrueshmërinë e tij. Dhe unë besoj se ne do të kemi rezultate në bazë të propozimit të Trojkës."

Athina pritet të shkurtojë borxhin e saj në 120 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2020 sipas programit të tanishëm të tanishëm të shkurtimit.

Por Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Eurozona duhet të vendosin nëse duhet të shtyjnë objektivin e Greqisë për vitin 2022.

Ndërsa se çfarë duhet të bëjë Greqia për të shkurtuar borxhin e saj publik, është një tjetër çështje e bisedimeve.

Besohet se edhe në qoftë se pagesa miratohet, nuk ka gjasa që Greqia të marrë ndonjë këst përpara dhjetorit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China