Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh të mërkurën në Pekin se pala kineze është e mendimit se dialogu politik është rruga e vetme për të zgjidhur krizën në Siri, prandaj duhet nxitur fillimi sa më parë i procesit të kalimit politik i drejtuar nga vetë populli sirian. Pekini mendon se të gjitha veprimet e palëve të ndryshme duhet të jenë në të mirë të ndalimit të dhunës në Siri, të mbrojtjes e të nxitjes së procesit të zgjidhjes politike të problemit sirian dhe të ruajtjes së paqes e të stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme. (Vera/Artani)