Njëri nga grupet e burrave që janë nisur në këmbë nga Gjilani me 10 nëntor kaluan me flamurin kombëtar dhe simbolin e 100 vjetorit të Pavarësisë kufirin dhe qëndruan në Kukës. Në këmbë dëshirojnë të mbërrijnë në Vlorë me 28 nëntor.
Te gjithë rrugën do ta përshkojnë ne këmbë dhe do te ndalen ne te gjitha qytetet kryesore.
Me 28 nëntor do të vendosin në Vlore, flamurin që mbajnë me vete. Ky është vetëm njeri prej grupeve te nisur nga Kosova, te tjerë po vijnë pas, njofton "abcnews".



















