Sekretari i përgjithshëm i KQ-së së PKK-së e kryetari i Komitetit Ushtarak të PKK-së Xi Jinping dhe paraardhësi i tij Hu Jintao ishin të pranishëm në takimin e zgjeruar të komitetit.
Hu Jintao tha se është i bindur se Xi Jinping do të udhëheqë brezin e ri të liderëve të partisë të zbatojnë me përpikmëri përgjegjësitë e tyre, të cilat i quajti historike.
Ish-sekretari i PKK-së theksoi se ushtria duhet të komandohet nga partia, të jetë fisnike dhe e besueshme, të shënojë më shumë suksese në mbrojtjen e sigurinë kombëtare, tërësinë territoriale dhe garantimin e stablitetit.
Xi Jinping vlerësoi kontributin e Hu Jintaos për partinë e shtetin dhe veçanërisht për ndihmesën që ka dhënë në krijimin e një ushtrie të fuqishme. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)