PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shangai: Promovohet turizmi i Europës Qendrore e Lindore
2012-11-16 13:33:28 CRI Komenti juaj Printoni
Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit të Kinës që po zhvillohet në Shangai, u bë të enjten promovimi i posaçëm i turizmit në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, në të cilin morën pjesë funksionarët përkatës nga Bullgaria, Serbia, Kroacia, Hungaria etj.

Në fjalën e vet të rastit, znj. Chen Bo, zv.shefja e Sekretariatit të Bashkëpunimit Kinë-Europë Qendrore e Lindore dhe zv.drejtorja e Drejtorisë së Çështjeve Europiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës, u shpreh se qeveria kineze e ka përcaktuar turizmin si një ndër sektorët shtyllë dhe me rëndësi strategjike për ekonominë e vendit. Bashkëpunimi dypalësh në fushën turistike ndodhet përpara mundësive të paprecedenta historike.

Siç mësohet, në këtë panair katëditor marrin pjesë mbi 2500 kompani nga 104 vende e rajone të botës.

(Çan Jean/Artani)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China