Diplomatët gjermanë që ndodheshin në qytetin grek të Selanikut për të marrë pjesë në një takim lidhur me bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve, u pritën me protesta nga banorët vendorë.
Sipas njoftimeve të mediave greke, protestuesit i hodhën kafe dhe ujë konsullit të përgjithshëm të Gjermanisë në Selanik, ndërsa goditën me vezë përfaqësuesit e tjerë të delegacionit gjerman. Policia e Selanikut u shpreh se në protestë morën pjesë rreth 300 veta. Ata mbanin në duar pankarta dhe transmetuan para sallës ku zhvillohej takimi himnin kombëtar të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
(Çan Jean/Artani)