PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Europë Lindore, bashkëpunim për turizmin
2012-11-16 19:07:29 CRI Komenti juaj Printoni

Zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e turizmit do të ketë rëndësi praktike për stimulimin ekonomik në Kinë dhe vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore. Këtë e shprehu Song Tao, zv.ministri i Jashtëm i Kinës dhe kryetari i Sekretariatit për Bashkëpunimit Shtetëror Kinë-Evropë Qendrore e Lindore më 15 nëntor në Shangai.

Në ekspozitën e posaçme turistike për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, që u zhvillua në Shangai, Song Tao u takua me përgjegjësit dhe diplomatët e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, nga Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Serbia.

Song Tao u shpreh se në Kongresin e 18-të të PKK-së që sapo përfundoi, është propozuar që të realizohet një shoqëri komode në mënyrë të gjithanshme dhe niveli i jetesës së banorëve do të rritet pandërprerë.

"Kjo do të sjellë mundësi të reja në bashkëpunimin në fushën e turizmit mes Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore," tha Song Tao. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China