PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina synon njohjen si një "vend me forcë kulturore"
2012-11-16 19:57:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të nxisë njohjen e vendit nëpër botë nëpërmjet kulturës. Ky synim është përcaktuar edhe në Kongresin 18-të të PKK-së që sapo ka mbyllur punimet.

Objektivi "vend me forcë kulturore" është një synim strategjik i zhvillimit të vendit në të ardhmen, për të promovuar kulturën kineze dhe për njohjen e saj më mirë nga vende dhe popuj të ndryshëm të botës.

Zhvillimet e shpejta ekonomike, politike dhe shoqërore të Kinës në dekadat e fundit, kanë nxitur rritjen e interesit nga të huajt për ta njohur më mirë Kinën, por vendi nuk ka bërë mjaftueshëm, mendojnë ekspertët.

Sun Zhijun, zv/shef i Departamentit të Propagandës së KQ-it të PKK-së, thekson nevojën e njohjes nga bota të zhvillimit paqësor të Kinës.

"Nëpërmjet kulturës kineze shpresojmë se vendet e ndryshme të botës mund ta njohin dhe kuptojnë më mirë Kinën, ndërsa shpresojmë se Kina mund të bëhet pjesë e zhvillimit paqësor të mbarë botës. Ne i kushtojmë shumë vëmendje përhapjes së kulturës kineze jashtë vendit, në mënyrë që vendet e ndryshme të njohin Kinën e vërtetë, me zhvillime pozitive dhe me dëshirën e promovimit të paqes."

Por, në anën tjetër, disa specialistë mendojnë se duhet zgjidhur një problem urgjent: rritja e efikasitetit të përçimit të kulturës.

Delegatja e Kongresit, studiuesja e njohur Yu Dan thotë se duhet gjetur një një kontekst ndërkombëtar për kulturën kineze.

"Mendoj se duhet të rritet niveli i efikasitetit të transmetimit të kulturës kineze. Është një çështje e rëndësishme se si duhet realizuar dialogu midis sintaksës së kulturës kineze dhe gjuhëve ndërkombëtare, duke na bërë në pjesë së një bote ndryshe, duke u bërë pjesë e një civilizimi, subjekt i së tashmes." (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China