PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri i Shqipërisë dërgon mesazh urimi për Xi Jinping
2012-11-15 19:33:34 CRI Komenti juaj Printoni

Më poshtë është mesazh urimi me tekstin e plotë:

I nderuar Zoti Xi Jinping,

Kam kënaqësinë e veçantë që me rastin e përzgjedhjes suaj në pozicionin e lartë të Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, t'ju përcjell në emrin tim, të qeverisë shqiptare, të Partisë Demokratike të Shqipërisë si edhe në emër të të gjithë qytetarëve të vendit tim, përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore për sukses në detyrat e rëndësishme.

E kam ndjekur me vlerësimin më të lartë karrierën tuaj politike dhe mbetem me bindjen e thellë se nën udhëheqjen tuaj, me përvojën e pasur politike, vizionin dhe përkushtimin që ju karakterizon, Republika Popullore e Kinës do të vijojë me sukses të konsolidojë edhe më tej arritjet e jashtëzakonshme në rrugën e reformave madhore, në shërbim të së mirës e prosperitetit të popullit kinez, mik i madh i popullit shqiptar, zhvillimit e modernizimit të mëtejshëm të saj dhe paqes e miqësisë në rajon e në botë.

Dëshiroj, me këtë rast, t'ju siguroj për vendosmërinë dhe angazhimin tim të palëkundur e atë të qeverisë shqiptare e Partisë Demokratike të Shqipërisë për t'i konsoliduar edhe më tej marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve e popujve si edhe për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë. Sikundër, jemi të vendosur për zgjerimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ngushta e të shkëlqyera ndërmjet Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Komuniste të Kinës si edhe bashkëpunimin e frytshëm, në dobi të interesave më të mirë të të dy popujve.

Duke ju shprehur edhe një herë vlerësimin dhe urimet më të mira për përmbylljen me sukses të punimeve historike të Kongresit të 18-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, shfrytëzoj rastin t'ju shpreh sigurimet e konsideratës dhe të respektit më të lartë.

JUAJI

SALI BERISHA

 


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China