Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve "Mehr" njoftoi të mërkurën se Irani ka provuar me sukses sistemin e raketave kundërajrore "S-200" të përmirësuar gjatë stërvitjes ajrore "Roja islamike e hapësirës 4" të forcave ajrore iraniane.
Sipas burimeve nga ushtria iraniane, pas përmirësimit teknik, këto raketa mund të godasin avionë, raketa, objektiva në lartësi etj.
Irani e filloi stërvitjen e mbrojtjes kundërajrore "Roja islamike e hapësirës 4 " të hënën. Kjo stërvitje do të zgjasë një javë dhe do të zhvillohet në një sipërfaqe më shumë se 850 mijë kilometra katrorë, pothuajse gjysma e sipërfaqes së vendit. (Yin Xiao/Artani)