Sekretari i ri i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping, në krye të anëtarëve të sapozgjedhur të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ-së të PKK-së, u takua paraditen e së enjtes me mediat në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.
Gjatë fjalimit të tij z. Xi tha:
"Jemi mjaft të inkurajuar nga besimi i të gjithë shokëve të Partisë dhe shpresat e popullit te ne. Jemi gjithashtu të ndërgjegjshëm se kjo është një përgjegjësi e madhe për ne."
Sipas Xi Jinpingut, brezi i ri i udhëheqësve të partisë do ta drejtojë kombin kinez drejt rilindjes, duke kapërcyer vështirësitë e ndryshme. (Wang Xianya/Artani)