PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Liderët e rinj të PKK-së takohen me mediat
2012-11-15 20:19:24 CRI Komenti juaj Printoni

Më 15 nëntor, e gjithë vëmendja e botës u fokusua në Pekin. Sekretari i ri i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping, në krye të anëtarëve të sapozgjedhur të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ-së të PKK-së, u takua paraditen e së enjtes me mediat vendase dhe të huaja në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin. Së pari, Xi Jinping prezantoi grupin e ri të sapozgjedhur të anëtarëve.

"U zgjodhën 7 anëtarë të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ-së të PKK-së, u zgjodha unë si sekretari i përgjithshëm i KQ-së dhe tani ju prezantoj 6 kolegët e mi të udhëheqjes. Ata janë Li Keqiang, Zhang Dejiang, Yu Zhengsheng, Liu Yunshan, Wang Qishan dhe Zhang Gaoli."

Xi Jinping theksoi se, brezi i ri i udhëheqësve të partisë do ta drejtojë kombin kinez drejt rilindjes, duke kapërcyer vështirësitë e ndryshme.

Takimi i liderëve të rinj të PKK-së ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës. Mediat kanë theksuar se, në fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të PKK-së, fjalët "përgjegjësi" dhe "popull" përsëriten disa herë.

Jetëshkrimi i anëtarëve të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ-së të PKK-së, tregon se ata kanë shumë eksperiencë në drejtimin e qeverive vendore. Ndaj ata janë në gjendje të komunikojnë dhe të kuptojnë qytetarët.

Në takimin e sotëm, fjalimi i Xi Jinping tregoi se udhëheqësit e rinj të PKK-së do t'i përkushtohen qytetarëve. Ai theksoi se, populli kinez është popull i mrekullueshëm dhe vullneti i qytetarëve është synimi i punëve të liderëve të PKK-së.

Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping, në emër të grupit të liderëve të PKK-së shprehu vendosmërinë e tyre për të nxitur vazhdimisht reformën e hapjen. Mediat në përgjithësi janë të mendimit se fjalimi i Xi Jinping reflekton besimin e fortë të liderëve të rinj të PKK-së në vendosmërinë për nxitjen e reformës e hapjes. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China