PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mbyllet Kongresi i PKK-së, zgjidhen liderët
2012-11-14 12:49:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës përfundoi punimet të mërkurën në Pekin, pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Komitetit Qendror dhe Komisionit të Disiplinës, të cilët do të prezantohen të enjten.

Delegatët gjithashtu miratuan raportin e Kongresit të kaluar, raportin e punës të Komisionit të Disiplinës dhe amendimin e kushtetutës së PKK-së.

"Kongresi zgjodhi Komitetin e ri Qendror dhe zëvendësoi udhëheqësit e vjetër me liderë të rinj", tha Hu Jintao në fjalimin përmbyllës përpara 2307 delegatëve dhe të ftuarve specialë në ceremoninë e mbylljes së punimeve të Kongresit të Pallatin e Popullit në Pekin.

"Jemi të bindur se të gjitha vendimet e marra dhe progresi i shënuar në Kongres, të cilat kanë një domethënie historike, do të luajnë një rol të rëndësishëm drejt zhvillimit të socializmit me karakteristika kineze dhe fuqizimit të partisë sonë", tha Hu Jintao.

Jiang Zemin, Wu Bangguo, Wen Jiabao, Jia Qinglin, Li Changchun, Xi Jinping, Li Keqiang, He Guoqiang and Zhou Yongkang ishin të pranishëm në ceremoninë e mbylljes së punimeve të Kongresit.

Kongresi i 18-të i PKK-së, çeli punimet të enjten e kaluar në kryeqytetin kinez, Pekin. (Ardi Pulaj)

 

Rubrika<<<

Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China