PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Statuti i PKK-së, zhvillimi shkencor përcaktohet si ideologji udhëzuese
2012-11-14 20:27:12 CRI Komenti juaj Printoni

Statuti i ri i amenduar i Partisë Komuniste të Kinës, përfshin konceptin e zhvillimit shkencor bashkë me teorinë e Marksizëm-Leninizmit, idetë e Mao Ce Dunit, teorinë e Ten Hsiao Pinit dhe konceptin e "3 përfaqësimeve", si ideologjinë udhëzuese të partisë.

Thelbi i konceptit të zhvillimit shkencor është "i pari njeriu". Me zhvillimin e shpejtë të ekonomisë së Kinës, shteti me popullsinë më të madhe ka zgjidhur problemet e ushqimit dhe veshjesh-mbathjes. Por përveç kërkesave materiale, kinezët kanë tani më shumë kërkesa shpirtërore. Rishkrimi i Statutit të Partisë Komuniste të Kinës dhe futja e konceptit të zhvillimit shkencor, nuk është vetëm suksesi i krijimit të një teorie të re, por edhe tregon gjithashtu se partia ndodhet në një moment historik për të ndërtuar një shoqëri të begatë.

Në amendinin e Statutit të PKK-së të miratuar në Kongresin e 18-të, hyn për herë të parë zhvillimi ekologjik dhe shpjegohet se Partia Komuniste e Kinës do të "këmbëngulë në rrugën e zhvillimit, duke mbrojtur mjedisin".

Sipas statutit, zhvillimi ekologjik do të futet në procesin e zhvillimet ekonomik, politik, kulturor dhe shoqëror. Gjithashtu zhvillimi ekologjik përfshihet brenda konceptit të zhvillimit shkencor të përmendur nga sekretari i përgjithshëm Hu Jintao në raportin drejtuar Kongresit.

"Zhvillimi i civilizimit ekologjik, lidhet me lumturinë e popullit, me të ardhmen e kombit. Ai duhet të përbëjë përpjekjet për ndërtimin e një Kine të bukur, të mundësojë zhvillimin e vazhdueshëm të kombit kinez", tha Hu. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

 

Rubrika<<<

Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China