Pekini inkurajoi Agjencinë Atomike Ndërkombëtare (IAEA) që të forcojë bashkëpunim me Iranin dhe të përkrahë 6 vendet e përfshira në bisedime me të për të arritur përparime në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për programin bërthamor të Teheranit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei tha se dialogu e bashkëpunimi janë rruga e vetme e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Iranin.
"Kina inkurajon agjencinë që të forcojë bashkëpunim me Iranin dhe të përkrahë 6 vendet që të vazhdojnë dialog me të për të arritur përparime dhe për të zgjidhur në tërësisht dhe në planin afatgjatë mosmarrëveshjet", tha Hong.
Ndërkohë Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi se do të vazhdojë komunikimin me palë të ndryshme. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)