Komuniteti ndërkombëtar fokusohet në reformën e sistemit ekonomik të Kinës
Agjencia kineze e Lajmeve Hsinhua shkruan se në raportin e Kongresit të 18-të të PKK-së thuhet se Kina do të përmirësojë sistemin e ekonomisë socialiste të tregut dhe do të përshpejtojë ndryshimin e modelit ekonomik.
Ditët e fundit, shumë personalitete nga qarqe dhe media të huaja i kanë kushtuar shumë vëmendje Kinës dhe janë të mendimit se duhet të ngrihen vitaliteti dhe forca konkurruese e zhvillimit ekonomik të Kinës për të siguruar zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik dhe për të nxitur rritjen ekonomike në mbarë globin.
Drejtori i Mbikëqyrjes së Ekonomisë Globale në Departamentin e Çështjeve Ekonomike dhe Shoqërore të OKB-së, Hong Pingfan, është i mendimit se gjatë dekadës së kaluar, Kina ka përsosur sistemin e ekonomisë socialiste të tregut.
Studiuesi i Universitetit të Stanfordit të SHBA-së Donald Lewis tha se Kina ka miratuar modelin e ri të zhvillimit ekonomik, model ky që orientohet nga pikëpamja e zhvillimit shkencor dhe avancimit teknologjik.
Profesori i Ekonomisë Ndërkombëtare në Itali Stefano Manzoci u shpreh se gjatë zhvillimit ekonomik, Kina e ka vënë theksin tek mbrojtja e mjedisit, avancimi teknologjik dhe hulumtimet shkencore. (Du/Albana)