Ministrat e Eurozonës ranë dakord që t'i japin Greqisë dy vjet më shumë kohë për realizimin e objektivave financiare.
Lajmi u bë i ditur të hënën nga kryetari i Eurogrupit, Jean-Claude Junker, pas mbledhjes së ministrave të Financave të Eurozonës.
"Greqia ka arsye për t'i dhënë edhe dy vite më shumë kohë për arritjen e objektivave të saj", tha ai.
Sipas Junker, ministrat e financave theksuan se Athina ka marrë vendime të rëndësishme për masat shtrënguese dhe reformat strukturore, të cilat do të garantojnë kthimin e rritjes ekonomike në vend. Gjithashtu ministrat shtuan se qeveria greke duhet të rishikojë objektivat financiare për konsolidimin e mëtejshëm.
Athina ka kërkuar prej kohësh shtyrjen e afatit të përmbushjes së objektivave financiare nga viti 2014 në 2016-n. (Çan Jean/ Ardi Pulaj)