Ministri i Strehimit dhe i Zhvillimit të Qytetit e të Fshatit Jiang Weixin thotë se qeveria kineze do të ndërtojë 6 milionë banesa të tjera ekonomike vitin e ardhshëm. Ai i bëri këto komente gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit të 18-të të Partisë Komuniste në Pekin:
"Mund të themi se projekti po shkon mirë. Kina është e angazhuar sivjet në ndërtimin e më shumë se 7 milionë banesave të subvencionuara nga qeveria si pjesë e planit pesëvjeçar për të ndërtuar 36 milionë banesa ekonomike deri në vitin 2015."
Ministri Jiang tha se deri tani projekti nuk ka pasur ndonjë problem të madh financiar. Ai premtoi gjithashtu se qeveria kineze do të sigurojë më shumë barazi në çështjen e shpërndarjes së banesave ekonomike. (Artani)