PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinës do të përmirësojë teknologjinë e informacionit të ushtrisë
2012-11-13 19:56:30 CRI Komenti juaj Printoni

Modernizimi i ushtrisë kineze dhe pajisja e saj me teknologjinë e përparuar të informacionit, janë ndër temat kyçe të përmendura nga sekretari i Përgjithshëm Hu Jintao, në raportin e tij drejtuar kongresit. Në fokus të raportit ishte edhe mbrojta e vendit nga sulmet kibernetike, sigurimin e hapësirës territoriale detare dhe hapësirën kozmike.

 

Ekspertët duke komentuar synimin e Kinës për pajisjen e ushtrisë me teknologjinë e informacionit brenda vitit 2020, theksojnë rëndësinë e shpejtimit të procesit.

 

 

Delegati i Kongresit Huang Changqiang, njëherësh profesor i Universitetit të Inxhinierik të Forcave Ajrore thotë se duhet shpejtuar reforma e përmirësimit të teknologjisë së informacionit duke bërë një transformim nga përdorimi i armëve tradicionale tek armët më të sofistikuara në botë. Profesori thotë se ndryshimet vijnë duke u mbështetur njerëzit e aftë.

 

Në raportin e tij, sekretari i përgjithshëm Hu Jintao përmendi veçanërisht se i "kushton vëmendje sigurimit të detit, hapësirës kozmike dhe të internetit". Kjo ka bërë jehonë të madhe brenda e jashtë vendit.

 

 

Mendohet se, tani Kina përballet me konflikte për ujërat detare të Detit Lindor dhe Detit Jugor.

 

Në këtë kuadër Kina është e vendosur të ndërtojë dhe forcojë mbrojtjen detare në plotësim të interesit madhor të mbrojtjes së sovranitetit territorial të vendit. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

 

 

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China