Sipas njoftimeve të mediave iraniane, forcat ajrore të Iranit nisën të hënën zhvillimin e manovrës së mbrojtjes ajrore me armatime të rënda në pjesën lindore të Iranit. Në këtë manovër u përdorën tipe të ndryshme avionësh luftarakë, raketa të pajisura me sisteme radarësh, artileri etj.
Duke iu referuar fjalëve të gjeneralit Shahrokh Shahram,
Agjencia e Lajmeve Fars njoftoi se kjo manovër do të testojë aftësinë e rrëzimit të avionëve pa pilot, sistemet e raketave dhe shpejtësinë e reagimit të forcave pjesëmarrëse. (Çang Çuo/Albana)