PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Diplomacia e Kinës këmbëngul tek "bashkëpunimi dhe përfitimi reciprok"
2012-11-12 20:57:04 CRI Komenti juaj Printoni

Strategjia e Kinës për zhvillimin e marrëdhënieve të saj ndërkombëtare vlerësohet nga analistët si e përshtatshme për ruajtjen e miqësisë dhe partneritetit me vendet fqinje.

Në raportin që i është dorëzuar për shqyrtimin Kongresit të 18-të të Partisë Komuniste të Kinës, thuhet se Kina do të "përpiqet të zhvillojë vetën, për t'u sjellë përfitime vendeve fqinje".

Studiuesi i Akademisë së Çështjeve Ndërkombëtare dhe Strategjive Gao Zugui, thotë se ky parim i shërben "miqësisë dhe partneritet me vendet fqinje" të Kinës.

"Vitet e fundit, për shkak të zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe shoqëror të Kinës, rajoni, madje e gjithë bota po gëzojnë përfitime nga ky zhvillim i shpejtë. Në vijim, Kina do të ndryshojë formën e zhvillimit, importet do të shtohen, investimet e Kinës në vendet e huaja do të rriten gjithashtu."

Debatet mbi territorin dhe të drejtat detare midis Kinës dhe vendeve fqinje janë bërë fokus vitet e fundit. Zv/dekani i Universitetit të Diplomacisë Qin Yaqing mendon se parimi i Kinës për konsultime për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nuk do të ndryshojë.

"Në raport theksohet se duhen mbrojtur të drejtat detare, kjo është e rëndësishme. Në raport theksohet se strategjia ushtarake e Kinës është mbrojtëse, dhe kjo nuk ndryshon. Mbi problemin e territorit, Kina do t'i zgjidhë mosmarrëveshjet nëpërmjet konsultimeve dhe negociatave, ky është një parimi bazë. Qeveria kineze nuk do ta ndryshojë."

Për sa i përket të ardhmes së marrëdhënieve midis Kinës dhe vendeve të mëdha, në raportin e Kongresit të 18-të të Partisë Komuniste të Kinës përcaktohet se vendi "do të ndërtojë marrëdhënie të reja, afatgjata, të qëndrueshme dhe të shëndetshme me vendet e mëdha".

Profesor Qin Yaqing, argumenton se vendet e mëdha duhet të bashkëpunojnë për të mirën e mbarë botës.

"Për sa i përket marrëdhënieve të reja me vendet e mëdha, pra me të gjitha vendet e mëdha, duke përfshirë ato tradicionale dhe të reja, së pari të duhet të zgjidhen problemet në mënyrë paqësore dhe me dialog. Nga njëra anë, këto vende duhet të bashkëpunojnë për të gjithë botën dhe në anë tjetër, duhet të zgjidhin konfliktet në mënyrë të drejtë." (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China