PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Panariti: Greqia nuk ka nisur kërkime në ujërat e diskutueshme
2012-11-12 20:15:31 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria është e interesuar për një marrëveshje të re me Greqinë për detin, që të jetë e pranueshme nga të dyja palët, por ende nuk ka asnjë bisedim mes dy vendeve. Konfirmimi ka ardhur gjatë ditës së sotme nga ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, gjatë një konference të përbashkët për shtyp që zhvilloi në Tiranë pas takimit me homologun kosovar, Enver Hoxhaj, transmeton shqiptarja.com.

"Nuk mund të ketë absolutisht ndonjë fillim të aktivitetit ekonomik në një zonë në të cilën nuk është arritur dhe nuk ka asnjë marrëveshje të ekskluziviteti ekonomik. Ne padyshim që jemi të interesuar për arritjen e një marrëveshjeje të tillë.", -u shpreh kryediplomati shqiptar.

Ministri foli edhe për pozicionin refuzues të Holandës mbi dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Shefi i diplomacisë shqiptare sqaroi se ky pozicion nuk është ende zyrtar dhe se ka ende kohë për të lobuar.

"Ky nuk është ende qëndrimi zyrtar, sepse për të marrë një qëndrim final ka edhe dy muaj kohë. Deri atëherë Shqipëria duhet të miratojë dy ligje dhe një rregullore me 3/5. Mendoj se topi është në fushën tonë, por politika shqiptare duhet të bëjë detyrat e shtëpisë.", tha Panariti. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China