Fraksionet opozitare në Siri ranë dakord të formojnë Koalicionin Kombëtar Opozitar, pas mbledhjes së tyre të dielën në Katar. Lajmin për arritjen e konsensusit e konfirmuan vetë zyrtarët që morën pjesë në takimin këshillues.
Një drejtues i lartë i Këshillit Kombëtar Sirian dhe sekretari i përgjithshëm Salem Al-Maslet deklaroi se Koalicioni Kombëtar i Opozitës do ta vendosë selinë e vet në Kajro të Egjiptit ose Aman të Jordanisë, ndërsa misioni i tij i mëpasshëm është formimi i një qeverie të re.
Siç mësohet, ky koalicion do të ketë gjithsej 60 përfaqësues, 22 ndër të cilat janë të Këshillit Kombëtar të Sirisë. Pas formimit të koalicionit, pritet të formohen edhe organet administrative, legjislative dhe ushtarake. (Jiang Lei/Lefton Peristeri)