Parlamenti grek miratoi të hënën me 167 vota pro dhe 128 kundër buxhetin për vitin e ardhshëm, ku përfshihet ulja e pagave dhe pensioneve në 10 miliardë Euro.
Duke përfshirë edhe shkurtimet prej 13.5 miliardë Euro, të cilat u miratuan javën e kaluar, Athina përmbush kushtet paraprake për dhënien e kredisë së rradhës nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kredia do të jetë 31.5 miliardë Euro.
"Nëse nuk marrim kredinë, paratë tona do të mbarojnë të premten", tha kryeministri grek Antonis Samaras gjatë seancës së parlamentit, duke i bërë thirrje deputetëve të miratonin projektbuxhetin.
Sipas parashikimeve, ekonomia greke në vitin 2013 do të tkurret me 4.5% dhe borxhi publik pritet të rritet 346 miliardë euro, duke zënë 190% të PBB-së. (Yin Xiao/ Ardi Pulaj)