PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Meshari i Gjon Buzukut në Tiranë
2012-11-12 15:45:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kopja origjinale e librit të parë shqip, "Meshari i Gjon Buzukut" mbërriti nga Vatikani në Tiranë.

Ekspozimi i librit që daton që nga viti 1555, bëhet me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ndërsa do të qëndrojë në Bibliotekën Kombëtare gjatë muajit nëntor.

Biblioteka Apostolike e Vatikanit pranoi kërkesën e Shqipërisë për të ekspozuar veprën më të lashtë në gjuhën shqipe, "Mesharin", në Tiranë.

Që nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, "Meshari" ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur. Më 1740 në Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova.

Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe.

Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194, raporton gazeta "Tema". (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China