
Aktualisht Partia Komuniste e Kinës ka gjithsej mbi 80 milionë anëtarë, është partia më e madhe në pushtet në botë dhe është forca kryesore e nxitjes së zhvillimit të Kinës. Për këtë ka dhënë prova, si reforma dhe hapja, ekonomia e tregut dhe pozita ndërkombëtare e Kinës. Të gjitha këto nxisin Partinë që të rrisë edhe më tej nivelin shkencor brenda rradhëve të saj.
Raporti i Kongresit të 18-të të Partisë Komuniste të Kinës konkludon se forcimi i mëtejshëm sistemit të brendshëm është çelësi për përballimin e sfidave. Mes shumë çështjeve, thellimi i reformës së sistemit të kuadrove ka tërhequr më shumë vëmendje. Në raportin e kongresit të 18-të të PKK-së thuhet se duhet të thellohet reforma e sistemit të kuadrove dhe të krijohet një grup profesionistësh në pushtet.
Zv/kryetari Wang Jingqing shprehet se në të ardhmen do t'i kushtohet më shumë vëmendje emërimit të kuadrove në pozicione të rëndësishme; do të zgjidhen më shumë kuadro nga baza dhe do të zgjerohen kanalet e hyrjes së talenteve të reja në parti dhe qeveri. Gjithashtu do të forcohet mbikqyrja e tërë procesit të zgjedhjes, do të krijohet dhe plotësohet sistemi i dekorimit dhe dënimit dhe të stimulohet iniciativa e krijimtarisë së kuadrove nëpërmjet politikës së inkurajimit.
Wang Jingqing ritheksoi se një qëllim i rëndësishëm i forcimit të sistemit të brendshëm të Partisë Komuniste të Kinës është goditja e korrupsionit, forcimi i sistemit të dënimit dhe të parandalimit, për të garantuar se në parti do të ketë figura të pastra.
Lidhur me zhvillimin e organizatave të Partisë Komuniste të Kinës në kompanitë private, për të cilat ka pasur kritika në opinionin publik, Wang Jingqing thotë se kjo përputhet me rregullat e ligjet përkatëse dhe Programin e Partisë, sipas të cilave punonjësit mund të jenë më të bashkuar. Gjithashtu kjo i vjen në ndihmë njohjes së kursit dhe të politikave përkatëse, shmangies së mosmarrëveshjeve të brendshme në kompani dhe krijimit të marrëdhënieve të mira të punës. Wang Jingqing theksoi se kompanitë e kanë mirëpritur një gjë të tillë.
Sipas statistikave, në tërë Kinën janë krijuar organizata partiake në mbi 98300 kompani private, prej tyre, 47000 janë me investime të huaja. Wang Jingqing shprehet se pas Kongresit të 18-të, organizatat partiake në kompanitë private do të shqyrtojnë me më shumë vëmendje përgjegjësitë e tyre, nga njëra anë për zhvillimin e kompanive dhe ana tjetër, për trajtimin më mirë të punonjësve. (Vera/ Ardi Pulaj)