Objektivat e prezantuar në Kongresin e 18-të të PKK-së për dyfishimin e të ardhurave deri në vitin 2020 dhe rritjen e mirëqenies shoqërore, do të japin ndikim në vitet e ardhshëm, mendojnë ekspertët.
Zv-presidenti i Bursës së Torontos Ungad Chadda, mendon se përmirësimi i nivelit të jetesës së kinezëve do të përmirësojë kërkesat dhe aftësinë e tyre si konsumatorë, ndërsa do të ndikojë rritjen e tregtisë ndërkombëtare.
Drejtori i Institutit të Studimeve Ekonomike dhe Politikës Ndërkombëtare, pranë Akademisë së Shkencës Shoqërore Zhang Yuyan, tha se shpejtimi i ndryshimit së modelit të zhvillimit ekonomik, do t'i japë Kinës përgjegjësinë e një vendi të madh në zhvillim si edhe do kontribuojë në rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.
Studiuesi i Universitetit Stanford Willim Ratliff mendon se sfida e Kinës për ndërtimin e një shoqërie me mirëqenie lidhet ngushtë nxitjen e reformave ekonomike, politike dhe shoqërore.
Eksperti i çështjeve të Kinës Robert Kuhn vuri në dukje se liderët e rinj të Kinës duhet të garantojnë vazhdimin e reformës. "Nëse reforma është e shpejtë, ajo do të prishë ritmin e zhvillimit të Kinës, por ajo edhe s'mund të jetë dhe shumë e ngadalë", nënvizon Kuhn. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)