Kina do të luajë rol më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, thonë liderë nga Danimarka, Spanja dhe Bjellorusia, duke folur me rastin e Kongresit të 18-të të PKK-së, për Agjencinë kineze të lajmeve Xinhua.
"Në politikë dhe në ekonomi, çdo person nga ne do t'i kushtojë më shumë vëmendje Kinës. Jam i bindur që lideri i ri i Kinës si gjithmonë do të ruajë paqen dhe zhvillimin e botës," tha kryeparlamentari danez Mogens Lykketoft.
"Pa diskutim, mbi 2200 delegatë të dalluar të zgjedhur nga 82 milionë anëtarët e PKK-së në këtë kongres do të marrin vendime strategjike për zhvillimin e ardhshëm të Kinës", u shpreh zv/kryeministri bjellorus Anatoly Tozik.
"Kina me siguri do të luajë rol më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare dhe paqen botërore. Ajo është bërë ekonomia e dytë e botës dhe ka pasur zhvillim të shpejtë në këtë drejtim. Kjo do të stimulojë më shumë kompanitë spanjolle të bashkëpunojnë me partnerët kinezë", theksoi ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Garcia-Margallo. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)