Presidiumi i Kongresit të 18-të të PKK-së, miratoi të shtunën pasdite në mbledhjen e tij të dytë, mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve në Kongres.
Nën drejtimin e Hu Jinato-s mbledhja e mbajtur në Pallatin e Madh të Popullit, miratoi gjithashtu projektrezolutën e Komitetit Qendror të legjislaturës së 17-të, raportin e punës të Komitetit Qendror të Disiplinës dhe amendamentet e Statutit të Partisë Komuniste të Kinës.
Sekretari i përgjithshëm i Kongresit, Xi Jinping, i paraqiti shkurtimisht presidiumit listën e kandidatëve për anëtar të Komitetit Qendror (KQ) dhe Komitetit Qendror të Disiplinës (KQD) për legjislaturën e 18-të.
Mbledhja e presidiumit, ra dakord që të fillojnë diskutimet nga të gjithë delegatët e kongresit mbi kandidatët për anëtar të Komitetit Qendror dhe Komitetit Qendror të Disiplinës. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)