Të enjten pasdite kryeministri kinez Wen Jiabao mori pjesë në diskutimet e delegacionit të qytetit Tianjin. Kryeministri Wen theksoi se në raportin e tij në Kongres z. Hu Jintao bëri një përmbledhje të rezultateve dhe të përvojës së punës në pesë dhe dhjetë vjetët e kaluar dhe paraqiti objektivat e detyrat për pesëvjeçarin e ardhshëm. Raporti ishte i gjithanshëm dhe mbështetej në praktikë, ai përfshinte një plan strategjik dhe përmbante risi. Do të vëmë në jetë detyrat e këtij raporti dhe do të zhvillojmë çështjen e socializmit me karakteristika kineze, tha kryeministri Wen. (Çang Çuo/Artani)



















