PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Anëtarë të PKK-së marrin pjesë në diskutimet e delegacioneve të ndryshme
2012-11-09 09:22:40 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kongresi i 18-të i PKK-së nisi punimet të enjten, në Pekin. Sekretari i përgjithshëm i KQ-së së PKK-së Hu Jintao mbajti raportin që ju paraqitet të gjithë delegatëve për shqyrtim.

 

Wu Bangguo, Li Changchun, Xi Jinping, Li Keqiang etj. morën pjesë përkatësisht në diskutimet e delegacioneve të ndryshme për Kongresin e 18-të.

 

Wu Bangguo, gjatë bisedimeve me delegatë nga provinca Anhui, vuri në dukje se në raportin e rëndësishëm të Hu Jintaos shpalosen qëndrimi, mendimet dhe metodat marksiste, është programi i arritjes së sukseseve të socializmit me karakteristikave kineze dhe tregues i veprimeve të formimit të gjithanshëm të shoqërisë së begatë.

 

 

Jia Qinglin u shpreh në diskutimet e delegacionit të Pekinit se duhet të mbajmë lart flamurin e socializmit me karakteristika kineze dhe nën drejtimin e Teorisë së Ten Hsiao Pinit, Ideve të rëndësishme të "tre përfaqësimeve" dhe teorisë së zhvillimit shkencor të ecim në rrugën e zhvillimit të socializmit me karakteristika kineze.

 

 

Li Changchun tha në diskutimet e delegacionit të provincës Sichuan se duhet t'i përmbahemi rrugës së socializmit me karakterstika kineze dhe zhvillimit kulturor, duke nxitur zhvillimin e lulëzimin kulturor të socializmit.

 

 

Xi Jinping, në diskutimet e delegacionit të Shangait theksoi se gjatë Kongresit, përfaqësuesit duhet të shqyrtojnë mirë raportin e Kongresit të 18-të, punët e rishikimit të kushtetutës së partisë dhe punët e zgjedhjes.

 

 

Li Keqiang, gjatë diskutimeve me delegacionin e provincës Shandong u shpreh se raporti i Hu Jintaos do të na drejtojë të arrijmë sukesese të reja të socializmit me karakteristika kineze.

 

 

He Guoqiang, në diskutimet e provincës Fujian, u shpreh gjithashtu se duhet të ecim në rrugën e socializmit me karakteriatika kineze dhe duhet të nxitim progresin e partisë dhe luftën kundër korrupsionit.

 

 

Zhou Yongkang tha në bisedimet e delegacionit të Singjian-it se raporti i kryetarit Hu shpjegon një sërë çështjesh kryesore teorike dhe praktike mbi zhvillimin e ecurisë së partisë dhe të vendit. (Çang Çuo/Albana)  

 

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China