Në mes të protestave popullore, parlamenti grek miratoi të enjten masat e reja shtrënguese, që pritet të hapin rrugën për dhënien e kredive nga Bashkimi Europian e Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Projekti për masat e reja shtrënguese u miratua me 153 vota pro, ndërsa 128 deputetë votuan kundër dhe 18 abstenuan. Kryeministri grek Antonis Samaras tha pas votimit se vendi i tij hodhi një hap të rëndësishëm drejt rimëkëmbjes së ekonomisë. (Çang Çuo/Artani)