PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Guomindani", telegram urimi për Kongresin e PKK-së
2012-11-08 18:30:36 CRI Komenti juaj Printoni
Komiteti Qendror i Partisë "Guomindan" të Kinës i dërgoi një telegram urimi Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës me rastin e mbajtjes së Kongresit të 18-të Kombëtar të saj. Në këtë telegram urimi shprehet shpresa se, mbi bazën ekzistuese, të dyja partitë do të konsolidojnë rezultatet e zhvillimit paqësor të marrëdhënieve midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit, do të zgjerojnë dhe do të thellojnë më tej shkëmbimet, do të shtojnë besimin e ndërsjellë dhe do të punojnë bashkërisht për lumturinë e kombit kinez, për të krijuar bashkërisht të ardhmen e ndritur për të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit.

Po atë ditë Komiteti Qendror i PKK-së i dërgoi një telegram KQ të Partisë "Guomindan" të Kinës, ku thuhet se vitet e fundit të dyja partitë kanë bërë bashkërisht përpjekje për të nxitur realizimin e kthesës historike në marrëdhëniet ndërmjet të dy brigjeve dhe kanë krijuar bashkërisht gjendjen e re të zhvillimit paqësor të këtyre marrëdhënieve. Në telegram shprehet shpresa se, në bazën e përbashkët politike të këmbënguljes në "Mendimin e përbashkët të 2 shtatorit" dhe të kundërshtimit të "pavarësisë së Tajvanit", do të shtohet më tej besimi dhe shkëmbimet e ndërsjella, do të konsolidohet dhe thellohet më tej zhvillimi paqësor i marrëdhënieve midis dy brigjeve dhe do të rritet pandërprerë lumturia e bashkatdhetarëve në të dy brigjet, për të dhënë ndihmesë të re për rimëkëmbjen kombëtare. (Du/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China