Kongresi i 18-të i Partisë Komuniste të Kinës nisi punimet të enjten në
Hu Jintao, në raportin e punës si sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror, theksoi se PKK-ja do ta udhëheqë Kinën për të ecur në rrugën e socializmit me karakteristika kineze.

Kushtetuta e Kinës cakton statusin e PKK-së si partia në pushtet dhe për një periudhë 5-vjeçare, ose për një periudhë më të gjatë në të ardhmen, PKK-ja do të drejtojë ndërtimin e zhvillimin e Kinës me politikat e veta.
Hu Jintao theksoi se përballë sfidave të shumta, rruga që do të ndjekë PKK-ja është ajo e socializmit me karakteristika kineze.
"Rruga, teoria dhe sistemi i socializmit me karakteristika kineze janë sukseset themelore të arritura të partisë dhe popullit kinez me përpjekjet prej më shumë se 90 vjetësh, dhe duhet të këmbëngulim në vazhdimin dhe zhvillimin e tyre."
Në raportin e tij për kongresin, Hu Jintao përmendi edhe çështjet e sfidat përballë partisë, duke propozuar zgjidhjet në pesë fusha kryesore.

Së pari: të sigurohet zhvillimi i vazhdueshëm dhe i shëndetshëm ekonomik. Në të ardhmen, Kina do të thellojë reformën e sistemit ekonomik, do të inkurajojë inovacionin, të rregullojë strukturën ekonomike si dhe të nxisë zhvillimin e integruar urban e rural.
Së dyti: Nxitja e reformës së strukturës politike
"Do të zgjidhen më shumë përfaqësues nga punëtorët, fermerët dhe studiuesit e fushave të ndryshme. Kina do të shtojë proporcionalisht numrin e përfaqësuesve të Asamblesë Kombëtare Popullore nga komuniteti, duke ulur numrin e deputetëve të zgjedhur drejtpërdrejt nga partia dhe zyrtarët," shtoi lideri kinez Hu Jintao.
Së treti: Përmirësimi i standardit të jetesës së popullit dhe ruajtja e barazisë shoqërore.
Në raportin e Kongresit të 18-të thuhet se PKK-ja do të angazhohet në përmirësimin e ndjeshëm të arsimit, do të nxisë realizimin e punësimit me cilësinë më të lartë, me të gjitha mënyrat e mundshme do të shtojë të ardhurat për frymë për banorët në zonat rurale dhe urbane, do të nxisë zhvillimin e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe do të përmirësojë nivelin shëndetësor të popullit si dhe forcimin e adminstrimit shoqëror.

Së katërti: Nxitja e zhvillimit ekologjik.
Si pasojë e zhvillimit me ritme të shpejta të Kinës, rritja ekonomike përballet me presionin në rritje të burimeve dhe të mjedisit. Për këtë, raporti i Kongresit të 18-të shtjellon për herë të parë në mënyrë specifike mbi zhvillimin ekologjik, ku theksohet se ky zhvillim lidhet me mirëqënien e popullit, planet e ardhshme të vendit dhe është i favorshëm për dhënien e kontributit në sigurinë ekologjike globale.
Së pesti: Nxitja e progresit të Partisë Komuniste, lufta e ashpër ndaj korrupsionit.
Raporti shpjegon hollësisht planin e nxitjes së progresit të PKK-së. Lidhur me zhvillimin e demokracisë brenda Partisë Komuniste, në raport thuhet se duhet të sigurohet aktivizimi i mëtejshëm i anëtarëve të partisë komuniste dhe të zhvillohet më tej sistemi i mbrojtjes së të drejtave demokratike si dhe i të drejtës së anëtarëve të partisë komuniste, për të njohur, për të marrë pjesë në vendimmarrje, për të zgjedhur dhe për të kontrolluar.
Lidhur me ndërtimin e mbrojtjes së vendit dhe të trupave ushtarake, raporti ritheksoi se qëllimi i zhvillimit të mbrojtjes së vendit është për ruajtjen e sovranitetit, të sigurisë, të tërësisë territoriale dhe për garantimin e zhvillimit paqësor të vendit.

Raporti ritheksoi se Kina do të ndjekë rrugën e zhvillimit paqësor, të bashkëpunimit dhe të përfitimeve të përbashkëta në marrëdhëniet e jashtme. Hu Jintao tha:
"Ne do të përmirësojmë dhe do të zhvillojmë marrëdhëniet me vendet e zhvilluara dhe do të zgjerojmë fushat e bashkëpunimit, do të trajtojmë siç duhet mosmarrëveshjet dhe do të nxitim zhvillimin e marrdhënieve afatgjata, të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Ne do të konsolidojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, do të thellojmë bashkëpunimin me përfitim të ndërsjelltë dhe do të bëjmë përpjekje që zhvillimi i Kinës të favorizojë edhe vendet fqinje."
Raporti theksoi se populli kinez e do paqen e zhvillimin dhe është i gatshëm që së bashku me popujt e vendeve të ndryshme të angazhohen për çështjen e paqes dhe të përparimit njerëzor. (Çang Çuo/Wang Xianya/Albana)



















