Hu Jintao ka vendosur një objektiv të ri për rritjen ekonomike në ditën e parë të Kongresit të 18-të të PKK-së, duke thënë se Kina duhet të dyfishojë GDP-në e saj të 2010-s dhe të ardhurat për frymë për banorët në qytete dhe fshatra në vitin 2020.
"Me qëllim zhvillimin e balancuar të Kinës, të koordinuar dhe të qëndrueshëm, ne duhet të dyfishojmë GDP-në dhe të ardhurat për frymë për banorët në zonat urbane dhe rurale (në 2020)," tha Hu në raportin kryesor në hapjen e Kongresit të 18-të Kombëtar të PKK-së.
Kjo është hera e parë që të ardhurat për frymë të banorëve përfshihen në objektivin e rritjes ekonomike të përcaktuar nga PKK-ja. Objektivat e mëparshme të përcaktuara në Kongreset e 16-të dhe 17-të të PKK-së përmendin thjesht për rritjen e GDP-së, por jo të ardhurat për frymë. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)





















