Hu Jintao u shpreh të enjten në Pekin se Kina duhet të vazhdojë të zbatojë reformën e strukturës politike.
"Reforma e strukturës politike është një pjesë e rëndësishme e reformës së përgjithshme të Kinës. Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë përpjekje si aktive ashtu edhe të kujdesshme për të kryer reformën e strukturës politike, duke e bërë më të gjerë demokracinë e njerëzve, më të plotë dhe më praktike." (Zhan Dian/Albana)





















