Në emër të Komitetit Qendror të zgjedhur në Kongresin e 17-të kombëtar të PK të Kinës, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PK të Kinës Hu Jintao mbajti raportin që ju paraqitet të gjithë delegatëve për shqyrtim. Në këtë raport, PK e Kinës u shpreh se do ta udhëheqë Kinën të ecë me vendosmëri në rrugën e socializmit me karakteristika kineze.
Kongresi kombëtar i PK të Kinës dhe Komiteti Qendror i zgjedhur në këtë kongres janë organi suprem udhëheqës i PK të Kinës.
Kongresi mbahet një herë në 5 vjet. Sot Partia Komuniste e Kinës ka mbi 80 mijë anëtarë.
Sipas rendit të ditës, gjatë shtatë ditëve, delegatët do të shqyrtojnë raportin e bërë nga Hu Jintao, do të shqyrtojnë dhe do të miratojnë "Statusin e PK të Kinës të rishikuar", do të shqyrtojnë raportin mbi veprimtarinë e Komitetit Qendror Disiplinor dhe do të zgjedhin Komitetin e ri Qendror dhe Komitetin e ri Qendror Disiplinor. (Du/Leftion Peristeri)























