Kongresi i PKK-së ndiqet me interes në botë
Mediat ndërkombëtare i kushtuan rëndësi Kongresit të 18-të Kombëtar të PK të Kinës. Opionioni publik mendon ky Kongres ka një rëndësi të madhe dhe një ndikim të thellë. Agjencitë e lajmeve si Reuters, AFP, Associated Press etj., raportuan hapjen e punimeve dhe fjalimin e Hu Jintaos. CNN përcolli drejtpërdrejt ceremoninë e hapjes së këtij kongresi dhe çeli një rubrikë të posaçme të titulluar "E ardhmja e Kinës". Edhe BBC dhe televizioni Sky bënë transmetimin direkt. Faqja e internetit në gjuhën kineze të gazetës amerikane "Wall Street Journal" gjithashtu i dedikoi një rubrikë të veçantë. Gazeta franceze "Figaro" ofroi edhe analiza mbi gjendjen aktuale politike të Kinës. Mediat kryesore të Japonisë, Koresë së Jugut, i kushtuan rëndësi raportimit të Kongresit të 18-të Kombëtar të PK të Kinës. (Du/ Ardi Pulaj)