Kina duhet të përmirësojë ekonominë e tregut me karakteristika socialiste dhe të shpejtojë ndryshimin e modelit të rritjes ekonomike, theksoi në raportin e tij për kongresin kryetari Hu Jintao.
"Duke marrë parasysh situatën e ekonomisë kombëtare dhe ndërkombëtare, për të garantuar zhvillimin cilësor, ne duhet të nxisim ndryshimin e modelit të rritjes ekonomike," tha Hu Jintao.
Sipas numrit një të Kinës, zhvillimi ekonomik është detyrë kryesore, luan rolin vendimtar për rilindjen kombëtare, ndërsa zhvillimi është çelësi i zgjidhjeve të problemeve që përballet Kina.
Vetëm duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndoshë ekonomik të Kinës ne mund të vendosim një themel të fortë për rritjen e prosperitetit material të vendit, rritur mirëqenien e njerëzve dhe sigurimin e harmonisë sociale dhe stabilitetin, tha ai.
Në të njëjtën kohë, kryetari i shtetit i Kinës u shpreh se zhvillimi duhet të bazuar në mënyrë shkencore. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)





















