Kina do të shtojë proporcionalisht numrin e përfaqësuesve të Asamblesë Kombëtare Popullore nga komuniteti, duke ulur numrin e deputetëve të zgjedhur drejtpërdrejt nga partia dhe zyrtarët, deklaroi lideri kinez Hu Jintao të enjten në Kongresin e 18-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës.
Kryetari theksoi se do të zgjidhen më shumë përfaqësues nga punëtorët, fermerët dhe intelektualët të fushave të ndryshme.
Për këtë do të vendosen zyra të posaçme brenda kongresit popullor për të përmirësuar mekanizmin e shkëmbimit mes përfaqësuesve dhe popullit, theksoi Hu Jintao në raportin e tij drejtuar kongresit. (Wang Xianya)



















