PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ambasadori Xhani për Kongresin e 18-të të PKK-së
2012-11-08 20:59:18 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Kujtim Xhani thekson se Kongresi i 18-të i Partisë Komuniste është një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për anëtarët e partisë, për popullin kinez, por gjithashtu një ngjarje që pritet me shumë interes edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Në një mesazh urimi për këtë Kongres, Xhani thekson se vitin e kaluar PKK-ja festoni 90-vjetorin e themelimit të saj. Në këtë përvjetor Republika Popullore e Kinës, sipas tij, nën udhëheqjen e PKK-së, vinte me arritje madhështore në të gjitha fushat e jetës; vinte si ekonomia e dytë botërore me një rol, zë dhe kontribut të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

"PKK-ja ka meritën e saj të inicimit dhe realizimit të reformave të rëndësishme ekonomike, politike dhe shoqërore, implementimi me sukses i të cilave ka bërë të mundur arritjet madhështore të popullit kinez", thekson Xhani.

"Nëpërmjet valëve të Radios së Jashtme të Kinë, ka kënaqësinë të shpreh urimet më të mira për sukses në zhvillimin e kongresit të 18-të të partisë. Udhëheqjes së re të partisë që do të dalë nga ky kongres i shpreh urimet më të mira në realizimin me sukses të programit që kongresi do të miratojë. Në të njëjtën kohë dëshiroj të shpreh besimin se programi dhe udhëheqja e re do të konsolidojë dhe zhvillojë më tej arritjet e popullit kinez", shton Xhani.

Sipas tij, zëri, roli dhe kontributi i Republikës Popullore të Kinës, në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare do të jetë akoma më i fuqishëm.

"Dëshiroj gjithashtu të shpreh bindjen se edhe pas Kongresit të 18-të të PKK-së, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi miqësor tradicional në mes të dy vendeve tona do të forcohet dhe njohë gjithnjë zhvillime të reja", theksoi ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Kujtim Xhani në këtë mesazh me rastin e Kongresit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China