PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekini nuk e njeh "kontrollin real" të ishujve Diaoyu nga Japonia
2012-11-07 15:53:13 CRI Komenti juaj Printoni

Kina nuk e ka njohur kurrë dhe e kundërshton me forcë të ashtuquajturin "kontroll real" të paligjshëm të ishujve Diaoyu nga pala japoneze. Kështu u shpreh të mërkurën në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei kur u pyet lidhur me njoftimet e medies japoneze se Kina i ka propozuar Japonisë që të administrojnë së bashku ishujt Diaoyu.

 

 Z. Hong tha se ishujt Diaoyu kanë qenë pjesë territoriale e Kinës që në lashtësi dhe Kina ka sovranitet të padiskutueshëm mbi këta ishuj. Pala kineze e ka shprehur gjithmonë këtë qëndrim të saj të vendosur në diskutimet me Japoninë dhe ka theksuar se do të kundërshtojë çdo veprim që dëmton sovranitetin territorial të Kinës. Qeveria kineze do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit, u shpreh në fund zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei. (Çang Çuo/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China