PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kriza në Siri, OKB-ja kushton vëmendje konflikteve në Golan
2012-11-07 09:26:46 CRI Komenti juaj Printoni

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se personeli i tyre është në rrezik pas shkëmbimit të zjarrit mes forcave qeveritare siriane dhe atyre opozitare në lartësirën Golan, ndërsa po rritet tensioni mes Sirisë dhe Izraelit.

 

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Martin Nesirky tha të martën se Kombet e Bashkuara po i ndjekin me vëmendje luftimet mes ushtrisë qeveritare siriane dhe të armatosurve të opozitës.

 

 

Nesirky bëri të ditur në një konferencë për shtyp se gjatë shkëmbimit të zjarrit në zonën e ndarjes jo ushtarake mes Sirisë dhe Izraelit, kanë rënë së paku dy predha në territorin izraelit.

 

 

"Kjo ka shkelur rreptë Marrëveshjen e Mosangazhimit mes Sirisë dhe Izraelit të vitit 1974 dhe mund të rritë nivelin e tensionit mes dy vendeve. Kështu, edhe siguria e personelit të OKB-së do të jetë në rrezik", shtoi Nesirky. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China