Një nga zyrtarët e lartë të Këshillit Kombëtar Sirian u shpreh në Doha të Katarit se pala opozitare në Siri do të bëjë propozimin për formimin e një qeverie të përkohshme.
Pas pjesëmarrjes në mbledhjen e opozitës siriane për ndryshimin e bordit drejtues, sekretari Anas Abadu tha se Këshilli Kombëtar Sirian pritet ta bëjë këtë propozim më datën 8, pasi të konsultohet me fraksionet e tjera siriane.
Sipas tij, ky propozim nga opozita duhet të bazohet në 3 kushte: Formimi i qeverisë së përkohshme duhet të ketë mbështetjet e mjaftueshme politike si dhe njohje nga komuniteti ndërkombëtar; duhet të ketë garanci financiare, pasi qeverisë së përkohshme i duhen së paku 500 milionë dollarë amerikanë; dhe kushti i fundit; duhet të ketë një zonë të sigurt brenda territorit të Sirisë për qeverinë e përkohshme. (Jiang Lei/Albana)