Të mërkurën pasdite u zhvillua në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin mbledhja përgatitore e Kongresit të 18-të të Partisë Komuniste të Kinës. Mbledhja e drejtua nga sekretari i përgjithshëm i PKK-së, z. Hu Jintao.
Numri i përgjithshëm i delegatëve në Kongresin e 18-të është 2325, prej të cilëve 2280 ishin të pranishëm në këtë mbledhje përgatitore.
Në mbledhje u miratua përbërja e komisionit të shqyrtimit të mandateve të delegatëve prej 22 vetash dhe përbërja e presidiumit prej 247 vetash. Gjithashtu u miratuan kandidatura e z. Xi Jinping si sekretar i përgjithshëm i këtij kongresi dhe sekretariati e detyrat e kongresit.
Mbledhja aprovoi edhe programin e Kongresit të 18-të të PKK-së, i cili është: dëgjimi dhe shqyrtimi i raportit të Komitetit Qendror të zgjedhur në Kongresin e 17-të; shqyrtimi i raportit mbi veprimtarinë e Komisionit Qendror të Disiplinës të zgjedhur në Kongresin e 17-të; shqyrtimi e miratimi i "Statutit të Partisë Komuniste të Kinës (i rishqyrtuar)" dhe zgjedhja e Komitetit Qendror të 18-të dhe e Komisionit Qendror të Disiplinës të 18-të. (Du/Artani)





















