Qeveria greke ka dërguar në parlament një tjetër paketë shkurtimesh me qëllim për të marrë votën e ligjvënësve që vendi t'i qëndrojë larg falimentimit.
Maria Kollia Tsaroucha është kryetari i parlamentit.
"Është paraqitur për miratim një plan afatmesëm fiskal për periudhën 2013 deri 2106 – që kërkon marrjen e masave urgjente. Qeveria e përshkruan projektligjin si tepër urgjent dhe ai u është dërguar komisioneve përkatëse për shqyrtim."
Kështu pritet që parlamenti grek të votojë një paketë shkurtimesh buxhetore me vlerë 13 miliardë euro, që përfshin gjithashtu rritjen e taksave dhe uljen e shpenzimeve.
Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Greqisë të miratojë planin, në këmbim të të cilit do të marrë këstin e radhës të ndihmës.
Ndërkohë punonjësit e transportit dhe gazetarët kanë filluar një grevë për të kundërshtuar planin e shkurtimit. (Leftion Peristeri)