Kina: Dialogu e bashkëpunimi, rruga e vetme për zgjidhjen e problemit bërthamor iranian
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei u shpreh të martën në Pekin se pala kineze është gjithmonë e mendimit se dialogu dhe bashkëpunimi janë mënyra e vetme për zgjidhjen e përshtatshme të problemit bërthamor të Iranit.
Të hënën sekretari i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Yukiya Amano i paraqiti Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së një raport, ku thuhet se Irani nuk ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e veprimtarisë së tij bërthamore, siç i është kërkuar. Kreu i IAEA-së tha se kjo agjenci do të vazhdojë të forcojë dialogun me Iranin për të arritur sa më parë një marrëveshje me të. (Du/Artani)