PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Greqi, nis greva njëjavore kundër masave shtrënguese
2012-11-06 19:35:07 CRI Komenti juaj Printoni

Punonjësit e transportit në Greqi kanë nisur një javë grevash për të protestuar kundër masave të reja shtrënguese, të kërkuara nga huadhënësit e huaj në këmbim të ndihmës financiare. Stacionet e tramvajit dhe të metrosë në të gjithë Athinën u mbyllën, duke u shkaktuar probleme atyre që duhej të shkonin në punë herët në mëngjes.

Ndërkohë, edhe gazetarët grekë e ndërprenë punën për një ditë për të kundërshtuar ndaj pushimeve nga puna dhe uljes së përfitimeve që parashikon paketa e re e reformave. Një prej tyre thotë:

"Ndryshimi ishte shumë i papritur. Gjithçka ndryshoi. E përfytyroni dot, nga 1500 euro që fitonim më parë, tani marrim 700-800 dhe pa sigurime. Është si të punosh në mesjetë dhe madje duhet të themi faleminderit. Punojmë 12-13 orë e duhet edhe t'i falënderojmë. "

Katër vjet politika shtrënguese e kanë tkurrur me një të pestën ekonominë e Greqisë dhe e kanë lënë një të katërtën e qytetarëve të saj të papunë.

Edhe mjekët e pronarët e dyqaneve po planifikojnë ndalimin e punës gjatë ditëve të ardhshme. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China